Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Mazgit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, ka thënë Krasniqi.