Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Mazgit.
Dyshohet se në këtë aksident janë përfshirë dhjetë vetura, teksa numri i të lënduarve është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Për Gazeta Blic, Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhë një aksident trafiku zingjiror ku janë përfshirë disa automjeteve.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.