Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, shkruan Front Online.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Borovci.
Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.