Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
I njëjti pas lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lëndime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha Hashani./Front Online