Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti dhe një këmbësori.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnlinen se si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor.