Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Koshare të Ferizajt ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Siç raporton policia, të lënduara kanë mbetur vozitësja dhe dy pasagjeret tjera femra, njëra prej të cilave foshnje.
Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar.
“Fsh. Koshare, Ferizaj (NN) 09.04.2023 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje). Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar”.