Një 65-vjeçare ka vdekur sot në rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, pasi është goditur nga një automjet.
Sipas TCh thuhet se shoferi i automjetit në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar cili është dhe është shpallur në kërkim.
I dyshuari është shtetasi shqiptar me inicialet G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton polici, sipas TCh.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit