Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth ores 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndermjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.