Një person nga Dragashi ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë, raporton Gazeta Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bellobrad të Dragashit, njofton policia në raportin 24 orësh.
Viktima është goditur nga vetura derisa ka qenë duke ecur në rrugë.
“I dyshuari mashkull Kos. derisa po drejtonte veturën e tij nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull Kos.me pasqyrën e veturës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore frakturë ne nyjën e dorës”, bën të ditur policia.