Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut.
Kështu tha për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë në rrezik. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e trafikut”, deklaroi Gashi.