Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:10 minuta në Deçan.
Zëdhënësi i AAK’së, Lulzim Blaka tha se Arbër Tolaj nga kjo parti është i përfshirë në këtë aksident.
Blaka tha se Tolaj është lënduar lehtë dhe ka vetëm një gërvishje.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se tetë personat e lënduar janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi.