2 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Çagllavicë.
Në këtë aksident janë përfshirë 9 vetura.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona”, ka thënë Ahmeti, për Front Online.
Ajo ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Front Online