Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhë mes një veture dhe një motoçiklete në Prevallë të Prizrenit.
Personat të cilët kanë pësuar lëndime sipas Policisë ishin në motoçikletë.
Që të dy janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
“Rr. Prizren Prevallë 19.09.2022 – 11:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë dhe ata janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online