Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qyshk të Pejës.
Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, treni që qarkullonte linjën Fushë Kosovë-Pejë në fshatin Qyshk ka goditur një veturë. Me këtë rast një person ka marrë lëndime”.
“I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi./Front Online/