Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Pas lëndimeve të marra motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fsh. Greme, Ferizaj 27.04.2023 – 17:20. Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë pa targa me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në tretman mjekësor./Front Online