Kanë mbetur të lënduar tre persona nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Front Online.
Bytyqi ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës.
Ai njoftoi se në këtë rast u desh intervenimi i zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët e lënduar meqë autobusi ra në krah.
“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, ka njoftuar Bytyqi.