Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës.
Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda çiklisti i mitur, i lindur në vitin 2010.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi./klankosova