Sot rreth orës 14:50 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Shtimes, ku janë përfshirë dy furgonë, derisa njëri prej tyre është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai tha se pesë përsona janë lënduar, të cilët e kanë marrë ndihmën e parë në QKMF të Shtimes, më pas janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt.
Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe ambulanca.
“Sot , rreth orës 14:50 në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, në saktësisht në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përshfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren. Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.