Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Jarinje.
Nga rasti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Në rrugën nacionale (Mitrovicë-Jarinje) ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.