Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident i trefishtë në autostradën Balldre-Lezhë në vendin e quajtur “Ura e Muratit.
Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, por fatmirësish nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, shkruan abcnews.al.
Banorët e zonës të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se ka qenë shpejtësia e mjetit tip “Audi” që ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të bëhet shkak i përplasjes së trefishtë.
Një nga automjetet ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes dhe ka marrë dëmtime të rënda.