Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Lushnje, ndërsa nj tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, ku janë përplasur dy motorë.
Për pasojë ka humbur jetën 54-vjeçari me inicialet V.B, ndërsa ka mbetur i plagosur 43-vjeçari me inicialet F.K.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.