Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku e ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Sipas policisë një veturë që ishte në lëvizje kishte rënë në lumë.
Më tutje PK-ja njoftoi se vozitësi i veturës është dërguar për tretman në QKUK, teksa pasagjeri nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Komoran, 24.03.2021 – 23:00. Është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë. Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.