Dje rreth orës 07:20 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Ibrahim Rugova në Gjilan.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 14.07.2021 – 07:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës femra kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.