Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në Prishtinë, më saktësisht afër objektit të komunës.
Aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture.
Sipas dëshmitarëve nga ky aksident përveç dëmeve materiale që kanë ndodhur, nuk ka ndonjë person të lënduar.
Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.
Më poshtë keni fotografitë nga aksidenti.