Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit.
Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.
“Në ora 12:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Badovc). Të përfshira në aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi./Front Online/