×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Aksham pazari i AKP-së/ 30 mijë hektarë tokë u shitën për 99 milionë euro

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    “Unë kam përmend një rast që janë privatizuar 50 hektarë për 5 mijë euro. Pra, 5 mijë ari tokë e Kosovës janë shitë për 5 mijë euro që i bie 1 euro ari”.

    Kështu ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ish-kreu i Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

    Mbase jo kaq lirë.

    Megjithatë në Kosovë, ekzistojnë edhe raste tjera me bollëk, kur  toka e shtetit u privatizua me një çmim të ulët krejt përtoke.

    Vetëm brenda periudhës 2004 – 2014, një ari tokë, u shit me çmimi mesatar prej 34 euro, kurse një hektar me një çmim mesatar prej 3,400 euro.

    Kështu, të dhënat e Agjencisë Kosovare te Privatizimit, tregojnë se për rreth 30 mijë hektarë tokë  ata inkasuan rreth 99 milionë euro, shkruan Front Online.

    Pasojat nga shitjet kaq të lira, sipas ekspertëve të ekonomisë, janë të shumta.

    “Besoj që shumë më e madhe sesa vet dëmet e luftës ka qenë procesi i privatizimit, një proces i cili është kryer në një mënyrë më të egër. Është dëmtuar Kosova politikisht, ekonomikisht, është varrosur aspekti social. Janë krijuar tajkun që e kanë shtetin në dorë”, tha për Front Online Gerxhaliu.

    Ekonomisti SafetGerxhaliu thotë se këto dëme janë të pakompensueshme.

    E fajtoret, siç thotë ai, veçse dihen.

    “Gjyqësia ne Kosove është kapur. Është një dëshmi se politikanët kosovarë janë të përfshirë në këto procese. Kjo dëshmon involvimin e partive politike në krim dhe korrupsion. Kjo e dëshmon se qoftë nëpër borde të rëndësisë strategjike kanë vendosur njerëz servile që nuk kanë menduar për shtet e për ardhmëri, por vetëm pasuri të grupeve të caktuara, u shpreh ai për Front Online.

    Në periudhën 10 vjeçare 2004 – 2014, më së shumti privatizime janë bërë në Pejë, pastaj në Prizren e Prishtinë.

    Shitje ka pasur edhe në Gjilan e Mitrovicë. /FRONT ONLINE

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.