Projektligjin pë rimëkëmbje ekonomike, Qeveria Hoti, do ta sjell në Kuvend të hënën, për të shtatën herë.
Në 6 tentimet paraprake votimi i tij dështoi shkaku i mungesës së votave të koalicionit qeverisës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, u shpreh i bindur se tash i kanë votat. Pos në votat e tyre, ai u bazua edhe në votat e disa deputetëve të partive opozitare që do të votojnë pro.
Dy prej tyre i konfirmoi për Front Online, deputetja e njëres prej partive opozitare Mirlinda Sopi e AKR-së – të veten dhe të shefit të saj në parti, deputetit Behgjet Pacolli.
“Gjithë kemi qenë pro votimit të këtij Projektligji. Patjetër që kështu do të veprojmë edhe të hënën”, u shpreh ajo shkurt për Front Online.