×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit me numër 50

    FrontOnline
    23 Shtator 2019

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 50 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

    Për 133 asete sa ishin në shitje konkurruan 140 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5,430,870. €uro.

    Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

    Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

    Për rezultatet tabelare vizitoni ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.