×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    AKP për mbylljen e pompave në Veri: S’ishin të licencuara nga MINT, dy prej tyre s’ishin as të fiskalizuara

    FrontOnline
    16 Korrik 2024

    Agjencia e Kosovës për Privatizim ka thënë se kanë pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok janë duke operuar pa licencim.

    “Ditëve të fundit kemi pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut janë duke operuar pa licencim.”

    Përmes një komunikate për media, AKP ka thënë se bashkë me ATK’në dhe Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë dalë në terren dhe është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga MINT dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara.

    “Sot, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kemi dalë në terren, ku pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.”

    Kështu, Inspektorati i MINT ua ka ndëprerë veprimtarinë këtyre bizneseve dhe AKP do të ndërpresë kontratat e qirasë.

    “Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë.  Agjencia ua bën me dije të gjithë qiramarrësve, ashtu siç është përcaktuar në kontratën e qirasë, se duhet të operojnë në përputhje me legjislacionin e Kosovës.”

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.