×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKP aprovon shpërndarjen e mbi 755.000 euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim

    FrontOnline
    29 Prill 2021

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka aprovuar raportet e shpërndarjes së përkohshme dhe raportet e shpërndarjes përfundimtare të pjesshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 7 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim.

    Ndërmarrjet për të cilat do të ketë shpërndarje për kreditorët janë: NSh “Vreshtaria” 18.601 euro, NSh “IT Drateks” (Sharrteks) 97.349 euro, NSh “Lidhja e Vozitësve” 3.806 euro dhe NSh KB “Kooperimi” në shumë prej 469 euro, të katër këto ndërmarrje shoqërore gjenden në rajonin e Prizrenit.

    Shuma prej 105.480 euro do të shpërndahet për kreditorët e NSh “Organizata Punuese Bentokos”, nga rajoni i Gjilanit. Për NSh “Lux”, nga rajoni i Mitrovicës do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 345.972 euro, si për ndërmarrjen nga rajoni i Pejës NSh “Ringov”, do të ketë shpërndarje përfundimtare të pjesshme në shumë prej 183.909 euro.

    Shuma totale për shpërndarje për kreditorët është në shumën prej 755.589 euro.

    Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve të ligjshëm dhe ish punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Agjencia mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të përgatisë dhe të miratojë raporte të shpërndarjes për të gjitha ato ndërmarrje shoqërore dhe asetet në likuidim të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për shpërndarje, ndërsa sfidë, e cila e vështirëson dhe e ngadalëson punën e Agjencisë në sferën e likuidimit mbetet edhe më tutje numri i madh i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), të cilat e pamundësojnë përgatitjen e raporteve të shpërndarjes për kreditorët e ligjshëm dhe e pengojnë përmbylljen e procesit të likuidimit për shumë ndërmarrje pa u zgjidhur të gjitha ankesat në Dhomë të Posaçme.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.