Sipas Deadline, filmi “Beauty and the Beast” për Disney+ nuk do të ecë përpara, vetëm disa ditë pasi Rita Ora u zgjodh për një rol të paidentifikuar.
Karakteri i saj u përshkrua vetëm si një “e arratisur me aftësi të habitshme që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë”.
Deadline raportoi se shfaqja u anulua për shkak të dallimeve krijuese në projekt dhe vonesave të prodhimit.
Gad dhe Evans postuan të njëjtin mesazh në Twitter, “Mjerisht, është e vërtetë”.
“Ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha të funksiononin, por nuk funksionoi… për momentin. Këta personazhe dhe kjo histori do të jetojnë, por ndonjëherë qëllimet më të mira dhe realiteti përplasen dhe asgjë nuk mund të bëhet”, thuhet në postimin e tyre.