×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKK thirrje zyrtarëve të lartë publikë për deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor

    FrontOnline
    25 Mars 2021
    “Në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të  pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publik, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit”.

    Agjencia Kundër Korrupsionit iu ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve  të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  brenda fateve ligjore.

    Sipas AKK, të gjithë zyrtarët që nuk iu përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, do të ndërmerren veprime ligjore konform mandatit ligjor.

    “Në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të  pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publik, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021 ka vazhduar të realizohet në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, do të përfundoj më 30 mars 2021.

    Në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të  pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publik, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit.

    Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje  të gjithë zyrtarëve  të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë  deri me datën 31 mars 2021, në të kundërtën  për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor.

    AKK, ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se  për rastet e mos- deklarimit  të rregullt të pasurisë nga zyrtarët publik dhe  mosrespektimit të ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228  për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

    Agjencia kundër Korrupsionit, siguron se do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët e lartë publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

    Gjithashtu AKK, ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese se përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë,  të gjithë zyrtarët e lartë publik, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh  sipas ligjit në fuqi.

    Në shërbim  të mbarëvajtjes sa më efikase të procesit të deklarimit të pasurisë, ,  Agjencia kundër Korrupsion ka në shërbim numrat e telefonit :  +383 (0) 38-518-964;  (0)38-200 10 728 ; dhe +383 (0) 38-518-912;  (0)38-200 10 731 .

    Për informata më të detajuara rreth subjekteve deklaruese dhe listës e zyrtarëve të cilët janë të obliguar ta bëjnë për deklarimin e pasurisë, ju lutemi, vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së: www.akk-ks.org

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.