×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunat veriore

    FrontOnline
    23 Maj 2025

    Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), në kuadër të projektit për Kompletimin e Sistemit të Adresave të mbështetur nga Banka Botërore, ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi me komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë institucional në të gjithë territorin e Kosovës.

    Pas takimeve me kryetarët dhe zyrtarët lokalë, AKK ka nisur përgatitjet për emërtimin e rrugëve dhe vendosjen e adresave, si dhe ka angazhuar zyrtarët e saj në terren.

    Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, vizitoi gjithashtu Zyrat Kadastrale Komunale për të vlerësuar nevojat infrastrukturore dhe për të mbështetur rinovimin e tyre, me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

    “Ky angazhim konkret tregon përkushtimin e palodhshëm të AKK-së për të garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të ketë qasje në shërbimet kadastrale”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Richard Grenell, emisar i Donald Trump për misione të posaçme tha se Vjosa Osmani po i manipulon fjalët e presidentit amerikan, pasi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se edhe sot deputetët u mblodhën në Kuvend për skenarin e njëjtit të partisë së parë....
    Lajme13 Korrik 2025
    Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në pikat kufitare të vendit. Sipas të dhënave të Qendrës...
    Lajme13 Korrik 2025
    Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.