×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK: Kontrata kolektive i kushtoi komunave më shumë se 120 milionë euro

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Favorizimi nga niveli qendror i komunave me kryetarë nga partia në pushtet duke marrë më shumë mjete financiare për kokë banori, dëmet nga kontrata kolektive e tash edhe ligji aktual për ngritjen e tatimit në pronë, janë disa nga problemet kryesore me të cilat po përballen komunat e Kosovës.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për KosovaPress se përgjatë këtyre viteve komunat padrejtësisht janë dëmtuar me më shumë se 120 milionë euro për kontratën kolektive, mjete të cilat kanë qenë të parapara për investime kapitale.

    Sipas tij, nga viti i ardhshëm për pronat komerciale do të ketë ngritje enorme të faturave, e cila do të jetë një barrë jashtëzakonisht e madhe për bizneset dhe është ngritur si shqetësim ndaj Qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

    Ibrahimi kërkon themelimin e grantit të katërt për investime kapitale dhe grantit specifik për shërbime, të cilët janë të paraparë me projektligjin për financa lokale, pasi favorizimi i komunave të drejtuara nga LVV-ja ka ndikuar që ato të përfitojnë më shumë mjete financiare sesa komuna tjera për kokë banori.

    “Jo i tërë buxheti i Kosovës ndahet për kokë banori në komunat e Kosovës. Kemi grantin e përgjithshëm që është një grant specifik. Kemi dhe dy grante të tjera për arsim dhe shëndetësi. Synimi jonë është që niveli qendror ta themelojë edhe grantin e katërt për investime kapitale, i cili është paraparë me projektligjin për financa lokale, por është edhe granti specifik për shërbime. Kryetarët e komunave nga LVV-ja, kanë marrë më shumë mjete financiare për kokë banori dhe këto mjete financiare vijnë nga ministritë e linjës”, është shprehur Ibrahimi.

    Sipas kreut të AKK-së, ka me qindra projekte të komunave, të cilat nuk përkrahen me buxhet nga Qeveria e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën e sotme me energji pozitive. Ai në një foto të shpërndarë në faqen e...
    Lajme27 Tetor 2024
    Pesë ditët e ardhshme do të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara. Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të hënën temperaturat...
    Lajme27 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar qindra qytetarë të Komunës së Istogut para të cilëve ka shpalosur pjesë të...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar dje tri shtëpi tradicionale në Prizren, të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale. Po...
    Kronika27 Tetor 2024
    Në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, një incident është shënuar në Zveçan. Në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore...
    Lajme27 Tetor 2024
    Vezir Rexhepi, njohës i çështjeve energjetike, theksoi se ZRRE merr vendime vetëm një herë në vit, gjatë muajit prill, dhe vetëm në...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një 78-vjeçar. Dritan Hakaj u...
    Lajme27 Tetor 2024
    Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.