×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK ka ushtruar kallëzim penal për korrupsion ndaj disa zyrtarëve të lartë, disa edhe ministra

    FrontOnline
    14 Mars 2021

    Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë kallëzim penal për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në prokurori për mbi 90 raste, prej tyre 18 raste janë për zyrtarë të lartë që bëjnë pjesë ministra, ish-ministra, sekretarë të përhershëm dhe drejtor të kompanive publike.

    Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë se 90 raste, por që tregon se janë duke punuar ngushtë me prokurorinë sa i përket këtyre rasteve të korrupsionit.

    Teksa shton se ka edhe një numër të rasteve që kanë dërguar edhe në polici për hetime të mëtejme.

    Drejtori Havolli po ashtu ka ftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik që të deklarojnë pasurinë e tyre, pasi sipas tij, është një numër i vogël i atyre që kanë deklaruar deri tash, vetëm 470 zyrtarë.

    Havolli: Kemi ushtruar kallëzime penale edhe ndaj ministrave dhe sekretarëve

    “Kemi të bëjmë me raste ku janë ushtruar kallëzime penale ndaj ministrave, ndaj (shefave) kabineteve qeveritare, ndaj drejtorëve të kompanive publike, ndaj asamblistëve të ndryshëm, sekretarëve permanent e shumë nivele të larta që agjencia ka ushtruar kallëzim penal lidhur me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por, detajet do të jenë në raportin vjetor të Agjencisë ku janë të specifikuara edhe natyra e rasteve dhe shkaqet e ushtrimit të këtyre kallëzimeve penale… Nëse flasim konkretisht për rastet, atëherë do të bëjmë publike edhe akterët kryesor të këtyre, nuk do të kisha thënë të flasim konkretisht për rastet, sepse edhe Ligji mbi Agjencinë e ndalon këtë”, thotë Havolli.

    Kreu i AKK-së thekson se natyra e korrupsionit në nivel të lartë ka të bëjë për çështje të ndikimeve politike, për tenderë, nepotizëm dhe abuzimit me paranë publike.

    Havolli: Kemi penalizuar zyrtarë të lartë për çështje të prokurimit, punësimeve dhe ndikimeve politike

    “Dihet natyra për çka ne kemi penalizuar këta zyrtarë të lartë, duke filluar nga raportet e auditimit dhe çështje të prokurimit, çështje të punësimeve, ndikimeve politike, abuzimi dhe nepotizmi, si dhe forma të ndryshme që më shumë detaje do t’i keni në raportin vjetor”, thekson ai.

    Drejtori Havolli ka folur edhe procesin e deklarimit të pasurisë që këtë vit ka nis të bëhet në sistemin online për shkak të pandemisë.

    Deklarimi ka nis nga 1 marsi dhe përfundon më 31 të këtij muaji, ku obligim ligjor për ta deklaruar pasurinë kanë 4 mijë e 880 zyrtarë të lartë.

    Havolli thotë se në dy javët e para, është një numër shumë i vogël i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë, vetëm 470 zyrtarë.

    Për këtë Havolli ka kërkuar nga zyrtarët që mos të presin deri në fund të muajt, për të mos shkaktuar, siç tha ai probleme në sistemin e online.

    Havolli: Zyrtarët e lartë të bëjnë deklarimin me kohë, mos ta lënë deri në fund të muajt

    Video

    “Është shumë numër i vogël (i atyre që kanë deklaruar pasurinë deri tash) dhe pastaj tentojnë sidomos në javën e fundit të gjithë të deklarojnë. Gati javën e fundit bazuar në dinamikën e cila është duke shkuar, i bie që diku 4 mijë zyrtarë ta deklarojnë pasurinë brenda një jave që komplet sistemin e bllokojnë të pranimit të informatave, qoftë në info, qoftë në adresën e re dhe kështu që na shkakton probleme, sepse nuk mund t’i kontrollojmë të gjithë këta formularë dhe nëse ato s’janë plotësuar konform ligjit ne i ri-kthejmë që ta plotëson zyrtari i lartë. Andaj, iu bëjë apel që ta deklarojnë pasurinë me kohë, por mos ta lënë në dhjetë ditët e fundit, pasi që po shkaktohen edhe vonesa në deklarimin e pasurisë, dhe këto vonesa në rast se s’ka arsyetim edhe mund të ushtrohet kallëzim penal ndaj tyre”, thekson Havolli.

    Kreu i AKK-së thotë se është një numër i madh i zyrtarëve të lartë që janë dënuar ose iu ka ngritur aktakuzë për mosdeklarim, deklarim të rrejshëm dhe deklarim pas afati në vitin e kaluar.

    Teksa tha se është një numër mjaft i madh që kanë ushtruar kallëzim penal, por edhe prokuroria ka ngritë aktakuzë dhe gjykata ka sjellë aktgjykime dënuese, ku veç për deklarim të pasurisë janë mbi 60 raste.

    Ndërsa, sa i përket konfliktit të interesit, Agjencia ka trajtuar rreth 150 raste më 2020.

    Drejtori Havolli në fund ka theksuar se është e vërtet që s’ka dënime shumë të larta nga gjykatat për rastet korruptive, por megjithatë, siç tha ai është një performancë më e mirë krahasuar me të kaluarën sa i përket rasteve të agjencisë

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, nuk ka pranuar kërkim faljen e Xuxit pas deklarimeve që bëri për nënën dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka pasur tensione në fundin e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës. Kapiteni Amir Rrahmani u përplas me futbollistin rumun, Denis Alibec. Kjo...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.