Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, u takua me Lazim Destanin, një personalitet me një vizion të gjerë dhe humanizëm të jashtëzakonshëm. Ata diskutuan për sfidat që po kalon Kosova dhe bota, si kriza ekonomike globale, pasojat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe vështirësitë politike që po pengojnë zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë nga AKK:
“Bashkë për Kosovën: Fuqia e Bashkëpunimit në Kohë Sfidash
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve-AKB z.Agim Shahini takohete z. Lazim Destani, një personalitet me vizion botëror dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.
Në këtë takim të hapur dhe frytdhënës, biseduam për sfidat e shumta që po kalon Kosova dhe bota: krizën ekonomike globale, pasojat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme, si dhe krizën politike në vendin tonë që po pengon zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Theksova se për të përballuar këto sfida duhet bashkëpunim i ngushtë midis sektorit privat, institucioneve dhe shoqërisë civile në të gjitha nivelet.
Diskutuam mbi nevojën për hapa konkretë, ku Aleanca Kosovare e Bizneseve do të angazhohet në:
Forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet qeveritare për klimë më të mirë investimi dhe stabilitet ekonomik,
Promovimin e iniciativave që mbështesin bizneset vendore dhe rrisin punësimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative dhe mentorimit për gjeneratat e reja të sipërmarrësve,po ashtu lobimin për politika që ndihmojnë zbutjen e efekteve negative të krizave globale dhe vendore.
Z. Destani ndau me Z.Shahini eksperienca dhe ide të vlefshme, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale në këtë kohë sfidash.
Unë i falënderoj thellësisht për mbështetjen dhe përkushtimin e tij dhe besoj fuqishëm se vetëm duke punuar së bashku do të ndihmojmë Kosovën të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të qëndrueshëm.