Akil Gjakova e ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm.
Xhudisti nga Peja është shpallur kampion i Evropës në xhudo, raporton FrontOnline.
Në finale, ai e mposhti xhudistin izraelit, Butbul në kategorinë deri 73 kilogramë.
Kjo ishte medalja e tretë e Kosovës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, Kosovës medalje në këtë kompeticion i siguroi edhe Akili./FrontOnline/