Kosovarët nga viti i ardhshëm do të paguajnë më shumë tatim në pronë private dhe komerciale.
Kështu ka bërë të ditur Aleanca Kosovare e Bizneseve, e cila ka thënë se me ligjin e ri Kosova do ta ketë tatimin më të lartë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas AKB-së, e cila ka kundërshtuar këtë ligj, tatimi në pronë do të rritet 200-300%.
Reagimi i plotë nga AKB-ja:
Tatimi në pronë private dhe komerciale më i larti në Kosovë nga viti 2025.
Në Kosovë tatimi në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë më i larti në Ballkanin Perëndimor.
Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar, do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm.
AKB-ja e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%, kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës amendamentimin e këtij ligji, në mënyrë që projektligji i ri të diskutohet me biznese dhe me qytetarët të Republikës së Kosovës.