×
  • Lajme
  • Lajme

    AKA nënshkruan marrëveshje që i ndihmon në plotësimin e kritereve për kthim në ENQA

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, përmes të cilit Agjencia e Kosovës për Akreditim do të përfitojë përkrahje institucionale dhe teknike për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe rregullimin e arsimit të lartë, si dhe plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

    Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, drejtori i Agjencisë Kosovare për Akreditim Naim Gashi, tha se zbatimin e këtij memorandumi AKA pothuajse do të rrumbullakojë vitin e ardhshëm plotësimin e kritereve për kthimin e agjencisë në ENQA.

    Ai tha se memorandumi synon nevojat kryesore të Agjencisë së Akreditimit për të zhvilluar dhe garantuar cilësinë në arsimin e lartë, e cila krijon parakushte për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës.

    Gashi: Ky projekt është jetik për AKA

    “Ky projekt është jetik për AKA për faktin se jo vetëm që ndihmon në rritjen e kapaciteteve tona institucionale, por ndihmon edhe për plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në ENQA. Projekti është shumë i detajuar, shumë konkret dhe praktik dhe adreson në mënyrë konkrete të gjitha nevojat e AKA, jo vetëm për kthim në ENQA, por edhe për rritjen e kapaciteteve tona për të siguruar cilësinë në arsimin e lartë. Në kuadër të këtij projekti do të kontribuojë projekti HERAS në rritjen e kapaciteteve tona institucionale dhe rregullativës sonë së brendshme”, tha ai.

    Ndërsa, udhëheqësi i projektit HRRAS+, Aqim Emurli, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të dy palët e kyçura në këtë bashkëpunim.

    Emurli: Nuk bëjmë diçka që do të mbetet në sirtar

    “Nuk bëjmë diçka që do të mbetet në sirtar. Është një marrëveshje që do të na bëjë përgjegjës që të punojmë bashkërisht që rezultatet të jenë në favor të agjencionit. Na pret një punë shumë e madhe, pasi që anëtarësimi në ENQA është një sfidë jo vetëm për agjencionin, por edhe për Kosovën, është sfidë edhe për ne si projekt ndërkombëtar. Kemi ekspertizë të mjaftueshme nacionale dhe ndërkombëtare, dhe çdo herë do të mundohemi të jemi një projekt që do t’i shërbejë sa herë që ka nevojë”, tha ai.

    Nëpërmes këtij memorandumi, Agjencia e Akreditimit do të përfitojë përkrahje me ekspertizë ligjore ndërkombëtare për kompletimin e legjislacionet dhe akteve tjera juridike, do të hartohet një udhëzues dhe manual për trajnimin e ekspertëve ndërkombëtarë që janë pjesë e procesit të akreditimit në Kosovë.

    Po ashtu, do të ofrohet përkrahje për rishikimin e standardeve, sidomos standardin që lidhet me numrin e studentëve që mund të akomodohen për një program studimi, do të ofrohet përkrahje për zhvillimin e Planit Strategjik të Agjencisë, zhvillimi i udhëzuesve dhe proceseve për sigurim të cilësisë së jashtme për institucionet dhe programet e shkencave të aplikuara, do të ketë vizita studimore dhe shkëmbim përvojash mes Kosovës dhe Austrisë, etj

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.