Brezat kanë folur për përfitimet e pirjes së qumështit çdo ditë. Një gotë qumësht përmban një sasi të lartë kalciumi, lëndë ushqyese të shoqëruara me forcimin e kockave dhe muskujve. Kjo është arsyeja pse qumështi gjendet në pothuajse çdo familje. Megjithatë, ekziston edhe një teori që shumë qumësht mund t’i bëjë kockat të brishta.
Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse pini shumë prej tij, nuk garanton shëndet më të mirë. Marrja e tepërt e çdo gjëje është e dëmshme, dhe vlen edhe për qumështin. Sipas një studimi suedez, teprimi me pirjen e qumështit mund të shoqërohet me vdekshmëri dhe një rrezik në rritje të frakturave. Për studiuesit, shumë qumësht do të thotë tre ose më shumë gota në ditë. Rezultatet e studimit ishin edhe më shqetësuese për gratë.
Në rastin e seksit të bukur, është zbuluar se konsumimi i tre ose më shumë gotave qumësht në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që pinë vetëm më pak se një gotë në ditë. Burrat nuk preken në të njëjtën mënyrë si gratë, por kjo mund të rrisë shkallën e vdekshmërisë së tyre. Konsumimi i tepërt i qumështit mund të çojë në efekte anësore të dukshme. Këto janë lodhje, puçrra, fryrje dhe probleme të tjera të tretjes.
Rezultatet e studimit janë alarmante, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shmangni plotësisht këtë pije. Përveç kalciumit, qumështi përmban ushqyes të tjerë thelbësorë si vitamina D, vitamina B 12 dhe proteina. Ka disa studime që sugjerojnë se pirja e qumështit çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike. E vetmja gjë që duhet të bësh është ta konsumosh me maturi. Një gotë qumësht në ditë është një zgjedhje ideale./FrontOnline/