Modelja, lepurushja dhe aktorja e Playboy-it, Lindsay Pelas, bëri një rrëmujë të vërtetë kur u shfaq në njëplazh në Malibu. Me qëllim të fotografimit në plazhin e përmendur, Lindsay ka imituar stilin e vjetër të Pamela Anderson në “Baywatch” dhe kështu ka shfaqur kthesat e saj magjepsëse me një rroba banje të bardhë një-copëshe.
Kjo lepurushe 30-vjeçare e Playboy bëri një karrierë modelimi falë gjoksit të saj të harlisur dhe vetëm dy vite më parë, kur u shfaq në Instagram, ajo ishte një senzacion i vërtetë.
Shumë thonë se gjinjtë e saj të harlisur janë për shkak të operacionit, por ajo një herë tha se “ajo është veçanërisht e mërzitur që pavarësisht nga kombinimi i veshjeve, për shkak të bustit të saj të harlisur, ajo gjithmonë duket si një yll porno” dhe se është mërzitur që duke ushtruar në palestër, shumica e meshkujve e shikojnë atë, më saktë gjoksin e saj.
Ajo gjithashtu theksoi se ka probleme me gjetjen e sutjenave të madhësisë së duhur. “Problemi i madh është gjithashtu gjetja e sytjenave mjaftueshëm të mëdha dhe fakti që shumica e njerëzve mendojnë se gjoksi im është artificial”, tha ajo në një rast./FrontOnline/