Zgjedhja e mëngjesit, sipas hulumtimit më të fundit shkencor, tregon se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë. A i përkisni grupit të argëtuesve, atyre që bëjnë para, miqve të mirë apo atyre që janë të mirë në shtrat. Sipas hulumtimit të fundit, njerëzit që hanë gjalpë kikiriku për mëngjes bëjnë pjesë në grupin e dashnorëve perfekt. Ndërsa ata që pëlqejnë marmelatë në mëngjes bëjnë pjesë në grupin e të lexuarve mirë, dhe njerëzit që pinë vetëm çaj, kanë të gjitha shanset për të fituar një shumë parash.
Studimi përfshiu 2,000 njerëz, dhe secili prej tyre duhej të përshkruante cilësitë e tyre më të mira, në mënyrë që studiuesit t’i krahasonin ato me vaktin që ata hanin në mëngjes. Numri më i madh i njerëzve u vërtetua se ishin “Bohemian”, pjesërisht për shkak të çokollatës së bardhë që ata hanë në mëngjes, ndërsa ata që pinin çaj treguan rezultate të fitimit të mbi 100 mijë funte në vit. Njerëzit që hanë një banane janë kryesisht të stresuar, ndërsa ata që hanë kos dhe manaferrat për mëngjes janë zakonisht shumë emocionalë. Rreth 53 për qind e britanikëve ranë dakord se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës./FrontOnline/