×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajazaj – Berisha: Covid-19 po i prekë edhe moshat e reja

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Drejtoresha e Infektives Lindita Ajazaj- Berisha tha për Front Online se përveç të moshuarve, ka edhe pacientë në moshë të re të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

    “Fëmijë nuk kemi të hospitalizuar, në mesin e personave të shtirë ka edhe gra edhe meshkuj kemi edhe mosha të reja që kanë nevojë për osksigjenoterapi, d.m.th. nuk është që dominojnë moshat e shtyera dhe raste me sëmundje, por kemi edhe persona të ri që kanë nevojë për oksigjenoterapi”, tha ajo për Front Online.

    E pyetur se sa ka kapacitete Klinika Infektive t’i trajtojë të gjitha raste me Coronavirus, Ajazaj-Berisha, tha se rastet me COVID-19 tani po trajtohen edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjeksinë Sportive dhe në raste se gjendja përkeqësohet do të zgjerohen kapacitetet edhe në Klinikat tjera.

    Mbi 60 % e rasteve në Infektivë me oksigjenoterapi, Drejtoresha jep detaje për Front Online

    “Tani ju e dini se nuk është vetëm Klinika Infektive duku u marrë me këto raste me COVID-19 është edhe Klinika e Pulmologjisë dhe Mjekësia Sportive, dhe varësisht nga nevoja zgjerohen kapacitetet edhe në Klinikat tjera”, tha ajo për Front Online.

    Pandemia e Coronavirusit ka prekur edhe stafin mjekësorë në Klinikën Infektive. Me covid-19 ka rezultuar pozitiv një infektolog dhe një infermiere.

    Për zëvendësimin e tyre, Drejtoresha e Klinikës tha se janë duke bashkëpunuar me spitalet regjionale pasi që shumë infektologë janë shprehur të gatshëm të i’u dalin në ndihmë.

    “Ne për momentin e kemi një infektolog që është pozitiv dhe një infermiere që është pozitiv. Jemi duke kontaktuar edhe me spitalet regjionale pasi që ka kemi infektolog që janë shfaqur vullnetar për të na ndihmuar dhe pritet që së shpejti të caktohen edhe ekipet mjekësore të cilat do të na dalin në ndihmë, për momentin jemi duke punuar me kapacitetet tona”, tha ajo tutje për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.