×
  • Lajme
  • Lajme

    AIP kërkon nga qytetarët respektimin e ligjit gjatë vendosjes së kamerave në prona private

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Vendosja e kamerave në prona private po del të jetë një problem, në kontekstin e mbrojtjës së privatësisë.

    Sipas Agjencisë për informim dhe privatësi ekziston një numër i konsiderueshëm i ankesave nga qytetarët për vëzhgimin me kamerë në objektet private (në shtëpi dhe banime kolektive) jashtë kritereve të përcaktuara me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Ankesat e adresuara në disa raste kanë rezultuar me cenimin e privatësisë së qytetarëve pasi që të njëjtat kanë vëzhguar jashtë parametrit të pronës private duke përfshirë pronën private të huaj dhe hapësirat publike.

    Reagimi i plotë:
    Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të masave për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju bënë thirrje të gjithë personave që vendosin të instalojnë kamera të vëzhgimit në objektet private t’i kenë parasysh kriteret për mbrojtjen e privatësisë dhe masat e sigurisë.

    AIP ka pranuar numër të konsiderueshëm të ankesave nga qytetarët për vëzhgimin me kamerë në objektet private (në shtëpi dhe banime kolektive) jashtë kritereve të përcaktuara me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ankesat e adresuara në disa raste kanë rezultuar me cenimin e privatësisë së qytetarëve pasi që të njëjtat kanë vëzhguar jashtë parametrit të pronës private duke përfshirë pronën private të huaj dhe hapësirat publike.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë vendosur sistemin e kamerave që të sigurohen që kamerat të vëzhgojnë dhe regjistrojnë vetëm pronën e tyre dhe jo hapësirat publike ose pronën e fqinjëve.

    Me rastin e vendosjes së kamerës, qytetarët janë të obliguar të vendosin shenja njoftuese për praninë e kamerave, të ruajnë regjistrimet në mënyrë të sigurtë duke i mbrojtur nga qasjet e pa autorizuara, si dhe regjistrimet t’i ruajnë për një periudhë të arsyeshme kohore jo më shumë se 30 ditë.

    Respektimi i këtyre kritereve ndihmon në mbrojtjen e privatësisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës./Front Online/

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani, po shkon drejt përfundimit të karrierës së saj në politikë. Kjo...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës synon të zhvillojë rrjetin e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nga 60-65 euro sa shitej vitin e kaluar, çmimi i një metri dru në tregun kosovar ka rënë në 45-50 euro, bëjnë...
    Sport20 Shtator 2024
    Frank Warren ka hedhur ujë të ftohtë mbi thashethemet se kampi i Daniel Dubois është në krizë dhe zbuloi se boksieri kishte...
    Sport20 Shtator 2024
    Pep Guardiola ka paralajmëruar autoritetet e futbollit se do të ishin gabim të refuzonin bisedat e mundshme për protesta nga ylli i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.