Aion është një markë e automjeteve elektrike në kuadër të kompanisë kineze GAC, e cila pas disa vitesh ekzistence tashmë ka prezantuar hipermakinën e saj të parë elektrike, Aion Hyper SSR. Fotot tregojnë një “prototip”, ndërsa modeli përfundimtar i prodhimit do të dalë në treg në tetor 2023.
Makina është 4538 mm e gjatë dhe 1988 mm e gjerë, ka një trup me fibër karboni, një kabinë me dy vende, një timon drejtkëndor, si dhe një sistem mediatik me një ekran 14.6 inç.
Sipas njoftimeve aktuale, versioni bazë do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 2.3 sekonda, ndërsa detaje të tjera nuk dihen ende.
Është paralajmëruar edhe një version i Aion Hyper SSR Ultimate me katër motorë elektrikë me një fuqi totale prej 1225 HP, i cili do të arrijë 100 km/h për 1.9 sekonda.
Aion Hyper SSR do të kushtojë 184,000 dollarë në Kinë, ose 241,000 dollarë për versionin Ultimate./FrontOnline/