Këngëtarja e njohur kosovare, Aida Doçi, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka sjellur në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Aina.
Ky emër vjen si kombinim i dy shkronjave të para të dy prindërve, Aida dhe Naseri.
Aida ka sjellë vajzën në jetë në të njëjtën ditë kur ka ditëlindjen babai i saj duke bërë që ditëlindjen ta kenë gjysh e mbesë në të njëjtën ditë.