Daniel Craig në një intervistë me revistën ‘Candis’ tha se ai nuk ka në plan të lërë shuma të mëdha parash për fëmijët e tij kur të vdesë.
“Filozofia ime është se unë duhet të heq qafe gjithçka para se të vdes. Unë nuk dua t’i lë trashëgim shuma të mëdha parash brezave të ardhshëm”, tha Craig, transmeton FrontOnline.
Pasuria aktuale e aktorit vlerësohet në 160 milionë dollarë, sipas ‘CelebrityNetWorth’. Ai shtoi se ai mendon se trashëgimi i parave është pa shije.
Nga ana tjetër, Craig ka një vajzë 29-vjeçare Ella nga martesa e tij e parë me aktoren Fiona Loudon, dhe në shtator 2018 ai ka një vajzë nga martesa e dytë me aktoren Rachel Weisz, me të cilën u martua në 2011. Emri i vajzës nuk u bë kurrë publik.
Ne do ta shikojmë aktorin britanik për herë të pestë që nga fundi i shtatorit në rolin e James Bond në filmin ‘No Time to Die’./FrontOnline/