Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Ahmeti ka uruar Shpejtim Bulliqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se edhe për mandate të shkurtuar porosia e qytetarëve në këtë komunë ishte e qartë, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Suksese në realizimin e programit!