-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: U shtrenjtua rryma, u shtrenjtuan artikujt në treg

    FrontOnline
    29 Maj 2025

    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ky vendim ka pasoja serioze për ekonominë dhe bizneset në Kosovë.

    Ahmeti thekson se Oda e Afarizmit ka kundërshtuar që nga fillimi vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit dhe ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa urgjente për të zbutur ndikimin e tij, nëse nuk mund të parandalohej rritja.

    ‘’Ne në fakt që nga fillimi e kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës nga ZRrE dhe që nga fillimi kemi kërkuar veprime urgjente nga institucionet e Kosovës të veprojnë edhe nëse nuk munden ta ndalojnë rritjen bile ta zbusin pak e mos të jetë rritje kaq e madhe’’, tha Ahmeti.

    Sipas tij, tani po shihen pasojat me rritje zinxhirore të çmimeve në treg, madje edhe para ardhjes së faturave të reja.

    ‘’ Pasojat po i shohim sepse ka rritje zingjirore të produkteve , ende pa ardhë mirë faturat disa produkte veç u shtrenjtuan nëpër treg’’, deklaroi ai.

    Ai shton se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi qeverinë aktuale, por edhe mbi qeveritë e kaluara, për shkak të mungesës së investimeve në sektorin energjetik

    ’ Pasojat janë të rënda dhe për këto nuk duhet fajësuar vetëm qeveria e tanishme mirëpo të gjitha qeveritë që kanë dështuar me mungesën e sjelljes së investime të jashtme në sektor  energjetik dhe kanë dështuar në të gjitha aspektet’’, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti thotë se ZRrE ka shfrytëzuar mungesën e Kuvendit funksional në Kosovë për të marrë vendimin për rritje të çmimit të energjisë, duke shkelur ligjin që kërkon diskutim publik. Pas propozimit për rritje prej 15%, pati vetëm diskutime formale dhe në fund çmimi u rrit në 16.1% pa debat të hapur.

    “Ky vendim i ZRrE-së është marrë duke shfrytëzuar mungesën e një Kuvendi funksional në Kosovë. Kjo ka ndodhur në shkelje të ligjit, pasi një nga nenet kryesore parashikon diskutim publik, i cili në këtë rast ka munguar plotësisht, pas propozimit prej rritje prej 15% kur reaguan të gjithë ndaj këtij veprimi dhe pati vetëm diskutime sa për sy e faqe dhe në fund çmimi u rrit për 16% ‘’,  përfundoi Ahmeti.

    Faturat e majit/ Qytetarët ankohen për fatura të papërballueshme të rrymës, bizneset protestojnë duke bllokuar rrugët

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare,...
    Lajme15 Gusht 2025
    Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur protestë të premten....
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Sport14 Gusht 2025
    Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij do të fitojë titullin e Ligës Premier gjatë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një herë mbi situatën e krijuar që nga mbrëmë nga dhuna që shpërtheu gjatë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump tash e disa herë e ka përmendur se ka ndaluar shpërthimin e një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, ka publikuar listën për Asamblenë Komunale të Komunës së Junikut. Shehu ka thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.