Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nesër do të filloj aplikimi për 50 eurot e premtuara nga komuna, për personat me Covid-19.
Ai ka thënë se aplikimi do të jetë online, kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë.
“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, ka thënë ai.